Një vit pasi që Project Loon u bë publik, udhëheqësit e saj thanë për Wired se Google do të jetë në gjendje për të siguruar lidhjen e internetit LTE "në një ose disa vende" brenda vitit të ardhshëm.
Google shpreson ta rrisë edhe më tej flotën e saj prej 300-400 balonave, të cilët do ta mbulojnë rrethin e tokës në një lartësi dy herë më të madhe se aeroplanët komercial, dhe të qëndrojnë lart në ajër për 100 ose më shumë ditë.
Tashmë, balonat e Google me internet kanë udhëtuar më shumë se 1.5 kilometra, dhe kanë kaluar botën në më pak se 22 ditë, që është një rekord i ri botëror.
Madje, balonat e Google kanë ofruar shpejtësi të internetit deri në 22Mbps në antenat tokësore dhe 5Mbps për telefonat mobil që lidhen me internet. / Telegrafi /