Telegrafi

Google + më i mirë se Facebook?

Por në fakt, anëtarët e këtij rrjeti të ri social, ndihen të kënaqur me Google + dhe arësyeja e vetme që japin është e thejshtë: Sepse është më social se Facebook.

Një ndër pika e forta të Google + është se të jep mundësinë që të klikosh aplikimi Path, që do të thotë se numri i miqve të tu, nuk kalon më shumë se 60 persona, pra ti mund të lidhesh vetëm me ata që njeh realisht në jetën e përditshme. Brenda këtij Path-i, ju mund t’i ndani me rrathë miqtë tuaj duke i kategorizuar ata, në: Miq, Famile, Punë etj… Në një farë mënyre këtë e ofron edhe Facebook, por ajo që e karakterizon Google + është organizimi dhe përpikmëria.

Një tjetër pikë e fortë, është komunikimi video. Edhe Facebook e aplikoi këtë opsion duke bashkëpunuar me Skype, por ajo që i mungon është video-komunikimi në grup, të cilën Google + e ofron përmes rrathëve. Në këtë mënyrë, në internet ju mund të zhvilloni një mini video-konference, të shkëmbeni ide, të debatoni apo edhe të ndani ngjarjet e ditës.

Mesa duket mbretëria e Facebook, po nisë të bjerë. Ka filluar të shfaqet triumfi i rrjetit të ri Google +. /Telegrafi/