Telegrafi

Google+ me funksione të reja për shpërndarje

Tani, Google+ ka mundësuar që shpërndarja e një përmbajtje të caktuar të bëhet direkt nga butoni Google+1, duke klikuar shumë thjeshtë mbi opsionin “Share on Google+”.

Një veçori tjetër e cila është shtuar në Google + është edhe opsioni i ri i quajtur +Snippets.

Ky funksion ju mundëson të përfshini një link, një fotografi dhe një përshkrim të shkurtër në këndin e shpërndarjes, edhe para se të vendosni që ta ndani atë përmbajtje me miqtë në rrjetin social të gjigantit të kërkimit, kompanisë Google.

Të gjithë pronarët e një ueb-faqe të caktuar tani mund ta personalizojnë funksionin +Snippets për faqen e tyre, ndërsa Google mundohet që t’i inkurajojë ata të ndajnë informacionet e tyre me rrjetin e saj social, Google+.

Për më shumë informata lidhur me funksionet e reja që lidhen me butonin +1 dhe +Snippets, vizitoni uebfaqes e Google Webmaster. / Telegrafi /