Telegrafi

Google me faqe të re për zhvilluesit e Android

“Çdo vit, Google I/O fillon me shumë fokus në faqen e zhvilluesve të Android, dhe këtë vit ne kemi shfrytëzuar rastin të freskojmë faqen  developer.android.com, e cila është më e thjeshtë, dhe ofron një përvojë unike gjatë shfletimit” ka thënë Google në njoftimin e saj zyrtar.

“Si zhvillues, detyra jonë është të ofrojmë tri karakteristika: dizajnin, zhvillimin dhe shpërndarjen, dhe për këtë arsye developer.android.com vjen e ri-strukturuar, dhe e njëjta synon të reflektojë në tri shtyllat e cekura më lart” thuhet më tej në njoftimin e kompanisë Google për faqen e re të zhvilluesve të saj të platformës Android.  / Telegrafi /