Telegrafi

Google, marka më e vlefshme

Google është kompania shërbimet e të cilës i shfrytëzojnë thuajse të gjithë përdoruesit e internetit, ndërsa emri i saj është bërë sinonim për hulumtim në internet (të rreth dy miliardë njerëzve).

Ndërkohë, edhe pse për Facebookun po flitet shumë kohëve të fundit, BrandFinance e ka renditur atë në vendin e 281-të.

Kjo lë të kuptohet se kanë të drejtë përfaqësuesit e Google kur thonë se konkurrenti i tyre kryesor është Microsofti dhe jo Facebooku.

Listën e plotë prej 500 brendeve më të vlefshme, sipas BrandFinance, mund ta gjeni duke klikuar këtu. /Telegrafi/