Në këtë shërbim, Google ka shtuar edhe shërbimin e motit, duke e bërë më të lehtë informimin për motin, në mbarë botën.
Për ta shikuar funksionin e ri të motit në Google Maps, përdoruesit duhet ta lëvizin mausin e kompjuterit në pjesën e epërme të këndit të hartave në Google, dhe më pas të zgjedhin njërën nga opsionet e ofruara.
Pas aktivizimit të njërës nga ikonat e qyteteve, parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme do të shfaqet në ekran, bashkë me karakteristikat tjera me informatat shtesë, dhe kushtet tjera atmosferike. / Telegrafi /