Telegrafi

Google lanson shërbimin Hotel Finder

Shërbimi i ri i Google u mundëson përdoruesve t’i definojnë preferencat e tyre personale për gjetjen e një hoteli të përkryer, me çmimet më të volitshme.

Në Hotel Finder, përdoruesit fillimisht zgjedhin lokacionet e tyre të preferuara, më pas edhe datat, hotelet, çmimet dhe vlerësimet e klientëve, ndërsa funksionet brenda shërbimit të ri të Google filtrojnë rezultatet dhe nxjerrin rekomandimet më të mira, të cilat janë një kombinim i rezultateve edhe me ato të Google Maps.

Për momentin, ky shërbim i ri i Google është në dispozicion vetëm për përdoruesit brenda SHBA’ve.

Përkundër faktit se Hotel Finder ka të bëjë me hotelet dhe pushimet, Google thotë se nuk po hyn në industrinë e hotelerisë, dhe se nuk do të garojë me hotelet e ndryshme, për të fituar para nga rezervimet e pushimeve. / Telegrafi /