Shërbimi i ri i Google është në dispozicion në listën e saj të shërbimeve të njohur si Google Dashboard, ndërsa funksioni i ri është i pozicionuar nën pjesën ku aktualisht gjendet llogaria e përdoruesit.
“Me on the web” është pothuajse e ngjashme me shërbimin aktual të Google, Google Alerts, pasi që lejon përdoruesit të pranojnë njoftime për emrin dhe emailin e përdoruesit.
Për këtë shërbim, thuhet se ky është hapi i parë i kompanisë Google për ta përmbushur misionin e saj për ta mbrojtur identitetin e përdoruesit online. / Telegrafi /