Telegrafi

Google lanson faqen Android Design

Kjo uebfaqe e re, ka për qëllim që aplikacionet e Android ti bëjë të duken më mirë, ndërsa i njëjti ka shumë informacione lidhur me versionin më të ri të sistemit operativ Android, Android 4.0 ICS.

Sipas Android User Experience Team, Google do të investojë edhe më shumë në këtë faqe në mënyrë që njerëzit të fillojnë të përdorin edhe më shumë aplikacione të platformës së saj mobile.

Nëse dëshironi të dini më shumë për këtë faqe, vizitoni Android Design, dhe aty do të informoheni për të gjitha resurset që Google i ka vënë në dispozicion për zhvilluesit. / Telegrafi /