Telegrafi

Google kufizon qasjen në shërbimin hartografik

Bëhet fjalë për atë se prej tani ueb faqet e mëdha, të cilat realizojnë më shumë se 25,000 përdorime në dit, do të jenë të detyruar të paguajnë ashtu që vizitorët e tyre të mund të vazhdojnë të qasen në shërbimin hartografik.

Çmimi, natyrisht, do të varet nga versioni i Google Maps që do të përdoret, por Google synon të kërkoj nga pronarët e faqeve në mes katër dhe 8 dollarë për 1,000 klikime shtesë.

Ueb faqet, të cilat do të jenë të pakënaqura me këtë, do të kenë mundësinë të blejnë licencat “Premium” çmimi fillestar i të cilave do të jetë 10,000 dollarë në vit (dhe do të ndryshohet varësisht nga trafiku), gjë që të do të u mundësoj atyre qasjen e pakufizuar në hartat e Googleit. /Telegrafi/