Telegrafi

Google: Kina po e bllokon Gmailin

Bllokimi i ri vjen pas protestave në Lindjen e Mesme të cilat kanë filluar prej disa javëve, ku lajmet në lidhje me protestat u përhapën duke përdorur mediat online dhe rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, dhe shërbimet e postës elektronike të Google, përkatësisht shërbimit të saj Gmail.

"Nuk ka asnjë çështje teknike në anën tonë – ne kemi kontrolluar gjerësisht. Ky është një bllokim i qeverisë i projektuar me kujdes që të duket se problemi është me Gmail, "tha një zëdhënës i kompanisë Google për rrjetin e lajmeve AFP.

Qeveria kineze si duket është e shqetësuar në lidhje me demonstratat në Kinë, të cilat janë të ngjashme me ato që kanë ndodhur në Lindjen e Mesme, dhe për këtë, ata kanë rritur kontrollin e tyre në internet për një numër shërbimesh dhe rrjetesh sociale. / Telegrafi /