Telegrafi

Google ka marrë 235 milionë kërkesa për largim të përmbajtjes ilegale

Sipas këtij publikimi, thuhet se Google ka vepruar në më shumë se 90 për qind të kërkesave, edhe pse ajo hodhi poshtë rreth 21 milion kërkesa për shkak se ato ishin të paligjshme ose kanë qenë kopje identike e linqeve që u hoqën nga kërkesat e mëparshme të raportuesve.

Kërkesat për largimin e linqeve këtë vit u rritën në krahasim me vitin 2012 dhe 2011, kur Google pati marrë vetëm 50 milionë dhe 10 milionë kërkesa, respektivisht .

Grupet anti – pirateri në industrinë e muzikës, si BPI dhe RIAA kanë qenë më aktivet, me 41,7 milionë dhe 30.8 milionë kërkesa për largimin e linkave, respektivisht. 20th Century Fox, Froytal Services dhe Microsoft radhitën më pas me 19.3 milionë, 19.2 dhe 10.4 milionë kërkesa. / Telegrafi /