Telegrafi

Google investon miliona në kanalet e njerëzve të famshëm në Youtube

Google është duke u munduar të zgjerojë kanalet e dedikuara për të famshëm, të cilëve u ka ndarë nga 5 milionë dollarë për të krijuar kanalin e tyre të dedikuar për Youtube.

Më saktë, Google  është duke investuar 100 milionë dollarë për të mbështetur 20 njerëz të famshëm. Shuma prej 5 milionë dollarësh që është e dedikuar për secilin prej tyre do të shërbejë si investim për rrogat, produksionin dhe pronësinë që ata do ta kenë për të prodhuar spektaklet e tyre në Youtube.

Disa nga njerëzit e famshëm të shoubiznesit thonë se janë shumë të entuziazmuar për mundësinë që Google u ka dhënë atyre, ndërsa kompania e internetit do t’i bëjë ata partner në këtë shërbim të ri në kuadër të Youtube, si dhe t’i paguajë ata për abonimet dhe numrin e vizitave që do të vijnë në secilin kanal të njerëzve të famshëm. / Telegrafi /