Telegrafi

Google interesohet për blerjen e Yahoo’së?

Sipas raporteve të fundit mediale, thuhet se Google madje ka kontaktuar edhe dy kompani që merren me tregtime të ngjashme, për t’i ndihmuar asaj që ta blejë biznesin primar të Yahoo’së. 

Google dhe partnerët e saj tashmë i kanë mbajtur diskutimet e tyre, mirëpo ende nuk kanë ndonjë propozim konkret për të blerë gjigantin tjetër të kërkimeve, thuhet sipas Wall Street Journal, medium i cili thotë se citon burime të afërta me çështjen. 

Megjithatë, pritet që një marrëveshje e tillë do ta ngris lart flamurin e kuq të rregullatorëve të konkurrencës, të cilët mbase do të jenë kundër një përvetësimi të tillë nga Google. 

Mirëpo, Google nuk është e vetmja kompani e interesuar për ta blerë Yahoo’në, pasi që në listë është edhe gjiganti tjetër i teknologjisë, Microsoft. / Telegrafi /