Telegrafi

Google i mirë, por jo aq sa duhet

Kompania paraqiti profit të pastër prej 2.71 miliard dollarë me të hyra prej 10.58 miliard dollarë, që është rritje prej 25% në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më parë. Por analistët e bursave prisnin të hyrat në vlerë prej 10.85 miliard dollarë me profit prej 3 miliard dollarë.

Si arsye e rezultateve më të dobëta nga ata që priteshin nga Google ceken rezultatet më të dobëta në Evropë dhe në përgjithësi kushtet e pavolitshme ekonomike. Për çerekun aktual prite që Google të arrij të hyra në nivel prej 8.28 miliard dollarë me profit prej 2.9 miliard dollarë.

Edhe pse CEO i Google Larry Page tentoi ti paraqes këto rezultate në dritë pozitive, duke thënë se të hyrat e çerekut për të parën herë tejkaluan shifrën prej 10 miliard dollarë, aksionet e kompanisë kanë rënë për 8% pas publikimit të këtyre rezultateve. /Telegrafi/