Telegrafi

Google i jep fund shërbimit Buzz

Në këtë njoftim është thënë se Google do të mbyll Google Buzz dhe Buzz API, me qëllim të fokusimit më të madh në Google +, ndërsa përdoruesit e këtij shërbimi do ta shohin përmbajtjen e tyre përmes Google Takeout.

“Ne aspirojmë të krijojmë produkte të rëndësishme, për të qenë në gjendje t’i ndryshojmë jetët e njerëzve, produkte të cilat ata i përdorin dy ose tri herë në ditë” ka thënë Bradley Horowitz, zv. president i produkteve në Google.

Përveç Buzz, faqja e Google Labs gjithashtu do të mbyllet, ndërsa faqet si Boutiques.com dhe Like.com do të zëvendësohen me Google Product Search.  / Telegrafi /