Telegrafi

Google hoqi dorë nga shtatë projekte

Google, në mes tjerash, anuloi projektin e zhvillimit të teknologjisë që do të ulte koston e energjisë së marrë nga burimet që përtërihen, dhe enciklopedinë online Knol e cila ishte paraparë të jetë konkurrent i Wikipedias.

Google më 2007 nisi projektin e zhvillimit të teknologjisë solare, e më 2009 paralajmëruan se për disa vite energjia e fituar me ndihmën e teknologjisë së këtillë do të ishte më e lirë nga ajo e cila fitohet përdorimin e thëngjillit, që është karburanti më i lirë fosil.

Anulimi i projekteve pasoi pasi që investitorët shprehën brenga rreth rritjes së shpenzimeve, dhe për shkak të presionit të kompanive konkurrente siç janë Apple dhe Facebook. /Telegrafi/