Telegrafi

Google + hapet për të gjithë

Google + i cili sot shihet si një ndër konkurrentët kryesor për rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, deri më sot, që nga dita e parë e lansimit ka bërë më shumë se 91 përmirësime në faqen e saj, në mënyrë që të ofrojë opsione më stabile, dhe më unike për përdoruesit e saj.

Për të gjithë anëtarët e rinj që do të bëhen pjesë e këtij rrjeti social ia vlen të thuhet se Google + ka bërë shumë përmirësime në faqe, ndërsa gjithashtu ofron funksione interesante si “hangouts” i cili ju mundëson të bëni video-komunikim me miqtë tuaj në kohë reale.

Për më shumë, Hangouts tani është lansuar edhe për telefonat e mençur mobil të cilët përdorin Android 2.3+, ndërsa edhe mbështetja për iOS pritet të vijë së shpejti.

Të gjithë ata që ende nuk janë bërë pjesë e Google + ia vlen të krijojnë një llogari aty, dhe më pas të shijojnë karakteristikat e veçanta të cilat i ofron ky rrjet social. / Telegrafi /