Google është duke u kthyer në hapësirën e shërbimeve të bashkëpunimit mes ekipeve për të konkurruar drejtpërdrejt me Slack, Microsoft Teams, Workplace nga Facebook, dhe Cisco Spark me një shërbim të ri të quajtur Hangouts Chat.
Fillimisht shërbimi i Google është në dispozicion në një beta private, dhe ofron ‘dhoma’ private për biseda dhe integrime jo vetëm me produktet e tjera të G Suite, por edhe shërbime të palëve të treta.
Hangouts Chat është një shërbim falas që vjen si pjesë e G Suite tuaj dhe synon të ndihmojë Google të apelojë ndaj tregut të ndërmarrjeve dhe organizatave.