Telegrafi

Google gjobitet nga Franca

Nga kompania kanë kërkuar falje për këtë gabim dhe kanë thënë se të dhënat do të fshihen.

Informatat me rrjetet e hapura wi-fi janë grumbulluar gjatë lëvizjes së automjeteve të Google Street View nëpër Evropë nga viti 2007 deri në vitin 2010, të cilat kanë bërë fotografi.

Institucioni përkatës francez, CNIL, e ka kritikuar Google-n për mosgatishmëri të bashkëpunimit gjatë hetimeve, ashtu që kompania është gjobitur.

Ky është dënimi i parë që merr Google për shkak të të dhënave të grumbulluara përmes rrjeteve wi-fi, ndërsa dënime të reja mund të pasojnë edhe nga vendet tjera. /Telegrafi/