Telegrafi

Google fillon me revistë online

Revista është e stacionuar në Britani të Madhe, ndërsa në numrin e parë kanë marrë pjesë disa nga gazetarët e njohur britanikë, siç janë Simon Rogers (redaktor në Datablogun e Guardian), apo Ulrike Reinhard (redaktore në WE Magazine).

Në numrin e parë mund të lexohet intervista me drejtorin e Vodafone UK, Guy Laurence, ekonomistin kryesor të Google, Hal Varian dhe psikologun e njohur Peter Kruse.

“Think Quarterly” dizajnohet dhe redaktohet nga agjencia “The Church of London”, ndërsa dalja e parë e Google në ‘ujërat’ mediatikë përkujton në revistat e tilla, si BusinessWeek apo Salon, ndërsa vet Google, Think Quarterly nuk e quan revistë apo publikim, por libër dhe mjet të thjeshtë komunikimi. /Telegrafi/