Telegrafi

Google Fiber do të sjell internet deri në 10Gbps në të ardhmen!

Në prezantimin e tij Pichette foli edhe për Google Fiber dhe citohet të ketë thënë, "Kio është rruga kah bota është duke shkuar. Kjo do të ndodhë. Dhe mbase mund të ndodhë pas më shumë se një dekade, por pse jo edhe pas tri viteve? Prandaj, ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Nuk kemi nevojë të presim" ka thënë ai.

Aktualisht, Google Fiber u ofron përdoruesve shpejtësi të shkarkimit dhe ngarkimit të përmbajtjes prej 1Gbps nëse ata e paguajnë çmimin premium, prandaj Google është përgatitur që ti bëjë ballë edhe konkurrentëve të rinj, sikurse Comcast dhe përvetësimit të ri të mundshëm të Time Warner.

Nga fjalimi i Pichette -së , mund të arrihet në përfundim se me ritmin e punës së Google Fiber, amerikanët brenda disa viteve do të marrin shpejtësi edhe deri në 10Gbps, edhe pse një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë shumë shpejtë.

Për më shumë, Pichette ka paralajmëruar se Google e ka në plan që rrjetin e saj të Google Fiber ta sjell edhe në vende tjera të botës. / Telegrafi /