Telegrafi

Google: Eric Schmidt u shpërblye me 101 milionë vitin e kaluar

Schmidt, i cili është paguar 313.219 dollarë në vitin 2010, ka marrë 55.6 milionë dollarë nga çmimet e aksioneve dhe 38.1 milionë të tjera nga opsionet, thuhet në njoftimin e djeshëm të Google. 

Pjesa e mbetur prej 7.2 milionë dollarëve erdhi nga paga e tij e vlefshme 937.5 mijë dollarëve, ndërsa në këtë shumë Schmidt ka të përfshira edhe kompensimet.

56 vjeçari Schmidt, i cili u emërua CEO i Google (drejtor ekzekutiv) në vitin 2001, dha dorëheqjen e tij një vit më parë, për ta pritur rikthimin e Page në krye të motorit të madh në botë të kërkimit në internet. / Telegrafi /