Telegrafi

Google Earth shkarkohet mbi 1 miliardë herë

Me siguri se një pjesë e këtyre shkarkimeve janë bërë nga pajijset mobile, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga kompjuterët personal, apo funksioneve plotësuese online, të cilët integrojnë Google Earth.

“Ne jemi shumë krenar për mbi 1 miliardë shkarkime të Google Earth, mirëpo ajo që na mahnit edhe më shumë, është mënyra se si njerëzit e kanë përdorur këtë mundësi për ta zbuluar botën” kanë thënë zyrtarët e Google.

Për t’i kuptuar të gjitha përshtypjet e njerëzve që e përdorin këtë shërbim, Google ka në dispozicion edhe faqen www.OneWorldManyStories.com, në të cilën kompania ka mbledhur mbresat e njerëzve të cilët e kanë përdorur këtë shërbim për t’i ndjekur ëndërrat e tyre, të zbulojnë vendet e largëta, apo edhe të kontribuojnë në lokalitetin e tyre. / Telegrafi /