SIpas Wall Street Journal thuhet se Google është duke punuar në një projekt të tillë për disa vite tashmë, dhe ky projekt madhor i gjigantit të teknologjisë pritet të përfundojë në vitin 2017.
Kompania më e re e Google, Alphabet planifikon të shndërrojë sistemin e saj operativ Chrome për kompjuterat personalë në Android sistemin e saj operativ mobil, thuhet sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.
Inxinierët e Google janë duke punuar për më shumë se dy vjet në kombinimin e dy sistemeve operative, dhe tashmë thuhet se është arritur progres i rëndësishëm në këtë drejtim.
Google nuk do ta lëshojë këtë version para vitit 2017, por kah mesi i vitit të ardhshëm pritet që prezantohet vetëm një version beta i këtij projekti. (Telegrafi)