Telegrafi

Google do ta ndryshojë Android Market

Pikërisht për këtë, Google është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të dyqanit të saj virtual Android Market, pasi që me këtë hap shpreson se do ta rrisë numrin e aplikacioneve që blihet nga përdoruesit e saj.

Në anën tjetër, flitet se Google është duke menduar të implementojë një sistem të pagesave për aplikacionet e saj në Android Market, diçka ngjashëm sikurse ka bërë Apple me aplikacionet e saj në iOS.

Gjithashtu thuhet se pjesë e ndryshimeve do të jetë edhe thjeshtësimi i kërkimit të aplikacioneve, ndërsa do të largojë një numër të aplikacioneve që janë në kundërshtim me rregullat e këtij shërbimi. / Telegrafi /