Telegrafi

Google dhe Microsoft zgjerojnë ofertën në re

Sipas pohimeve që të dyja kompanitë janë të fazat përfundimtare të zhvillimit të shërbimeve të reja, e Microsoft ofertën e vet në re mund të ndodhë ta paraqes qysh në konferencën Meet Windows Azure e cila me 7 qershor mbahet në San Francisco. Pritet që Google shërbimin e vet të ri në re do ta paraqes pak më vonë, respektivisht kah fundi i vitit.

Të dyja kompanitë tashmë kanë shërbimet në re, por janë prapa Amazonit i cili me ofertën e vet të zgjidhjeve “Infrastructure as a Service” (IaaS) ka bërë për vete pjesën më të madhe të tregut. /Telegrafi/