Telegrafi

Google dhe kërkimi semantik

Përmirësimet e dukshme të kërkimit semantik Google-it do të ia mundësojnë dhënien e rezultateve shumë më të pasura, të cilat “ me mençuri” do të ia mundësojnë shfrytëzuesve marrjen e informatave që mund të ju duken interesante, e të cilat nuk janë në mënyrë rigoroze të ndërlidhura me fjalët kyçe të, por termet e përgjithshëm dhe kuptimin e pyetjes.

Kërkimi semantik kështu Googleit do të ia lehtësoj edhe reklamimin, i cili në këtë mënyrë do të plasohet më mirë, e shfrytëzuesit e kënaqur më gjatë do të mbasin në faqe dhe do të klikojnë në më shumë reklama. Sistemi i ri i kërkimit do të ndërlidh më mirë entitetet e ndryshme, si për shembull kompanitë dhe njerëzit ose evenimentet, por edhe informatat e ndryshme të llojllojshme. Me rastin e kërkimit për termin “Shqipëria” (kjo ndoshta nuk funksionon njëjtë edhe me Kosovën), për shembull, do të paraqiten informatat kryesore rreth numrit të banorëve, pozitën gjeografike, rendit kushtetues etj. Këtë proces të modernizimit dhe rezultatet semantike Google i konsideron si gjeneratën e re të kërkimeve. Informatat të cilat nuk ndodhen në bazë, sistemi i Google do ti njoh dhe derivoj nga shumë burime të tjera.

Google qysh tani posedon 66% të tregut të kërkimeve dhe 75% të të gjitha aktiviteteve të reklamimit në lidhje me kërkimet në internet, që gjeneron pjesën më të madhe të të hyrave vjetore të kompanisë që janë diku rreth 37 miliard dollarë. Avancimi i këtillë teknologjik do të duhej të siguronte rritjen përmes rritjes së posedimit të tregut dhe profitit njëkohësisht. /Telegrafi/