Site icon Telegrafi

Google Chrome arrin në 1 miliard përdorues aktivë në muaj

Google e ka lëshuar përditësimin e 50-të të Chrome, dhe për ta festuar këtë arritje, kompania ka publikuar edhe një infografikë e cila jep disa statistika shumë interesante për shfletuesin e famshëm

Gjiganti i kërkimit ka njoftuar se ka arritur të ketë më shumë se 1 miliardë përdorues mujor aktivë në Chrome, shfletuesin që tashmë është në treg për rreth 8 vjet.

Në nëntor të vitit të kaluar, Chrome kishte thënë se ka arritur tek 800 milionë përdorues, ndërsa tani është tek më shumë se 1 miliardë njerëz në përdorim.

Google thotë se Chrome ngarkon 771 miliardë faqe çdo muaj. Në sajë të kërkimit autocomplete, shfletuesi edhe na shpëton nga të shkruarit e 500 miliardë karaktereve në muaj.

Kjo është më shumë se 186,528 vjet të shtypjes së shkronjave, bazuar në shpejtësinë mesatare prej 30 fjalëve në minute. Funksioni i ruajtjes së të dhënave në Chrome gjithashtu ruan më shumë se 2 milionë gigabajt.

Exit mobile version