Telegrafi

Google Apps në vend të Office 365 në Berkley

Ky është fundi i procesit i cili filloi me kërkimin për zëvendësimin e e-mail shërbimit CalMail të universitetit, me të cilin ata nuk ishin të kënaqur. Në thelb, atyre ju nevojitej një sistem i ri për e-mail dhe kalendari i rrjetës. Një nga faktorët për përzgjedhjen e shërbimit të Google ishte edhe çmimi, duke pasur parasysh se Google Apps është pa pagesë për nevojat e edukimit. Përparësi tjetër është edhe informimi i mirë i shfrytëzuesve (kryesisht student) me Gmailin, e një faktor tjetër i rëndësishëm ishte se kalimi në Gmail kryhej më shpejtë. Në raport madje u citua kalimi i universitetit të Nebraskës në Office 365, me cilin u fillua menjëherë pas fillimit komercial të punës së Office 365, por kalimi ende nuk është kryer.

Nga ana tjetër, zgjidhjes së Microsoftit i kanë dhënë përparësi në menaxhimin e kalendarit, siguri dhe privati. Vendimi zyrtar i universitetit ndodhet këtu, e ata kanë publikuar edhe tabelën me përparësitë dhe mangësitë e të dyja zgjidhjeve të shqyrtuara për nevojat e tyre.  /Telegrafi/