Telegrafi

Googe Chrome bllokon faqet me torrentë

Sipas burimeve mësohet se Google nuk është duke e marrë ndonjë qëndrim të caktuar në këtë drejtim, por është duke u kujdesur që kërkimi në internet përmes shfletuesit të saj të jetë i mbrojtur nga programet e dëmshme në internet.

Që nga dita e djeshme disa përdorues dhe shkarkues të shumtë të programeve online njoftuan se është bllokuar qasja në ExtraTorrent dhe KickassTorrents, edhe pse më pas kjo ndalesë ishte hequr nga Google Chrome.

Por bllokimi mbetet aktiv për faqet sikurse kat.cr, dhe nëse dëshironi të qaseni në këtë faqe, atëherë do të ju paraqitet një njoftim dhe paralajmërim nga shfetuesi për të bërë kujdes nga programet që e dëmtojnë përdoruesin. (Telegrafi)