Sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez ka folur në prag të përballjes me Italinë.
“Pancerat” dhe ‘Azurët’ do të ndeshen të shtunën mbrëma në çerekfinalen e Evropianit “Francë 2016”.
Sulmuesi i Besiktasit thotë se për të kjo ndeshje është e veçantë. Gomez beson se Gjermania do ta mposht Italinë, madje ai thotë se Gjermania do të bëhet kampione e Evropës.
“Për mua kjo ndeshje është shumë e veçantë, edhe pse mosha nuk ka rëndësi”, ka thënë Gomez.
“Ne duam të bëhemi kampionë të Evropës, dhe ne do të bëhemi”, tha ai, i cili më parë ka bërë karrierë edhe në Seria A tek Fiorentina.