Site icon Telegrafi

Me golin e shënuar ndaj Borussia Dortmund, Milot Rashica futet në histori të Werder Bremenit

Milot Rashica (Foto: BILD)

Werder Bremen ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Borussia Dortmundit, në kuadër të Kupës së Gjermanisë, duke kaluar në çerekfinale .  

Milot Rashica edhe në këtë ndeshje ishte vendimtar, duke u kthyer te goli, pas një periudhe.

Me golin e shënuar, Werder arriti të kalojë tutje.

 

Rashica është futur sot në historinë e Werder Bremenit si i pari futbollist që ka arritur të shënojë gjashtë gola rresht në ndeshjet e Kupës.

 

Edhe pse Werder është një klub me renome në Gjermani, këtë gjë nuk kishte arritur ta bënte asnjë lojtarë.

 

Shqiptari ka arritur të shënojë edhe shtatë gola në kampionat, duke qenë lojtari kryesor në klubin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version