Borussia Dortmundi e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Sevillas.
Skuadra gjermane fitoi me rezultat 3-2 në takimin e parë në udhëtim dhe ishte favorite për ndeshjen kthyese.
Dhe pikërisht ashtu ka ndodhur pasi në 45 minuta e para në Signal Iduna Park ka arritur të kalojë në epërsi.
Pas një aksioni të rrjedhshëm të vendasve, Marco Reus asistoi në zonë te Erling Haaland, i cili nuk e pati të vështirë ta fuste topin në rrjetë (35’).
Tashmë rezultati i përgjithshëm është 4-2 dhe Sevilla e ka thuajse të pamundur që t’i ndryshojë gjërat në fraksionin e dytë të lojës. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369389046011748352
https://www.youtube.com/watch?v=r-qWfUws1iE