Site icon Telegrafi

Goli i vitit shënohet në Superligën e Kosovës, mesfushori shënon nga goditja e këndit (Video)

Maliq Behluli është lojtari që po i fiton pikë Ferizajt në pranverë.

Mesfushori pasi shënoi nga gjuajtja e lirë kundër Trepçës javën e shkuar, nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe një super gol.

Ai në ndeshjen kundër Dritës ka arritur të shënojë gol të bukur nga goditja e këndit.

Fajtor mund të konsiderohet edhe portieri Artan Latifi që nuk e kishte përqendrimin e duhur.

Behluli ka shënuar gol edhe kundër Gjilanit në kuadër të Kupës. /Telegrafi/

Exit mobile version