Telegrafi

Goli i vitit shënohet në Serie B – Michele Castagnetti shtang dhe befason të gjithë me ‘predhën’ e tij nga 70 metra

Mbrojtësi i Cremoneses, Michele Castagnetti shënoi një nga golat më të mirë të shekullit në përplasjen dramatike të Serie B kundër Virtus Entella.

Cremonese arriti të fitojë me rezultat 2-0 në udhëtim te Virtus Entella në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Golat në këtë ndeshje për mysafirët u shënuan nga Gianluca Gaetano (47’) dhe Michele Castagnetti (60’).

Megjithatë, goli i dytë i shënuar nga Castagnetti ka befasuar të gjithë dhe po bënë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i Cremoneses ka shënuar padyshim golin më të mirë të vitit dhe njërin nga golat më të mirë të shekullit.

Goli i Castagnettit erdhi nga një distancë prej 70 metrave dhe ishte perlë pasi ai goditi një top të ajër i ardhur nga degazhimi i portierit kundërshtar.

Ky gol po vlerësohet lartë në rrjetet sociale, teksa i ka pushtuar ato me videot e publikuara dhe komentet e ndryshme nga tifozët. /Telegrafi/