Telegrafi

Goli i vetëm i Moratas ia fiton Atleticos tri pikë ndaj Getafes

Alvaro Morata (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi e ka mposhtur me shumë vështirësi Getafen në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2019/20 me rezultat 1-0.

El Cholchoneros kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 23-të, pas asistimit që pranoi nga Kieran Trippier.

Getafe ishte tejet e pafat, pasi Jorge Molain (38’) u përjashtua direkt me karton të kuq për ndërhyrjen brutale që bëri ndaj anëtarit të Atleticos.

Lëndimi i Joao Felix (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Por, vendasit e kishin fatin e njëjtë si mysafirët, pasi po ashtu mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, gjersa Renan Lodi (42’) pranoi kartonin e dytë të verdhë brenda një minute nga ai i pari.

Atletico Madrid do të mund ta mbyllte edhe më herët çështjen e fituesit, nëse Alvaro Morata do ta realizonte penalltinë e fituan nga Joao Felix në minutën e 56’-të.

Lexo po ashtu Tifozët ngriten në këmbë për ta duartrokitur driblimin që Joao Felix u bëri lojtarëve të Getafes

Fat edhe më i keq për madrilenët erdhi në minutën e 66-të, kur Joao Felix, që padyshim ishte ylli i kësaj mbrëmje, pësoi lëndim për ta liruar më pas vendin për Marcos Llorenten.

Atletico Madridi mori tri pikët e vështira ndaj Getafes, mirëpo do të shpresojë që lëndimi i portugezit nuk është serioz. /Telegrafi/