Atletico Madridi e ka mposhtur me shumë vështirësi Getafen në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2019/20 me rezultat 1-0.
El Cholchoneros kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 23-të, pas asistimit që pranoi nga Kieran Trippier.
Getafe ishte tejet e pafat, pasi Jorge Molain (38’) u përjashtua direkt me karton të kuq për ndërhyrjen brutale që bëri ndaj anëtarit të Atleticos.
Por, vendasit e kishin fatin e njëjtë si mysafirët, pasi po ashtu mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, gjersa Renan Lodi (42’) pranoi kartonin e dytë të verdhë brenda një minute nga ai i pari.
Atletico Madrid do të mund ta mbyllte edhe më herët çështjen e fituesit, nëse Alvaro Morata do ta realizonte penalltinë e fituan nga Joao Felix në minutën e 56’-të.
Fat edhe më i keq për madrilenët erdhi në minutën e 66-të, kur Joao Felix, që padyshim ishte ylli i kësaj mbrëmje, pësoi lëndim për ta liruar më pas vendin për Marcos Llorenten.
Atletico Madridi mori tri pikët e vështira ndaj Getafes, mirëpo do të shpresojë që lëndimi i portugezit nuk është serioz. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jbLoFyFD0pM
and then there’s Joao Felix… pic.twitter.com/AcSAyUz9Xo
— gus (@lilgustaffson) August 18, 2019