Ndeshja mes Genoas dhe Veronës ka qenë spektakolare, me gjashtë gola të shënuar.
Kishte rikthime të mëdha në rezultat, por në fund dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë, pasi takimi përfundoi 3-3.
Por ishte sulmuesi italian Mattia Destro ka marrë gjithë vëmendjen në këtë takim.
Destro kishte marrë një shishe me ujë për ta pirë, por në atë moment skuadra e tij doli në aksion dhe ai nuk kishte kohë për ta gjuajtur atë.
Sulmuesi italian shihet teksa mban një shishe uji në dorë dhe driblon kundërshtarin, për të mposhtur më pas portierin me një parabol të bukur brenda zonës.
Kaq ka mjaftuar që video nga goli i dytë personal i Destros të bëhet viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/