Xherdan Shaqiri ka fituar një çmim vjetor te Stoke City.
Futbollisti shqiptar ka ngadhënjyer sa i përket shënimit më të mirë në skuadrën angleze.
Shaqa ka thënë se ndihet shumë krenar dhe se goli më i bukur fitoi në këtë garë, transmeton Telegrafi.
“Janë shënuar disa gola shumë të bukur këtë sezon. Ky gol ishte vërtetë shumë i bukur. Jam krenar që kam fituar këtë çmim. Ishin disa gola të bukur, por mendoj se i duhuri fitoi”, ka thënë për ueb-faqen zyrtare reprezentuesi zviceran.
Më poshtë mund ta shikoni golin e shënuar kundër Hull Cityt. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bLhrpEhZ0tE