Goli i mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri, kundër Përfaqësueses së Polonisë është shpallur më i miri i 1/8 së finales në “Euro 2016”, ka njoftuar faqja zyrtare e UEFA-s.
Në sondazhin e publikuar nga UEFA, goli i shënuar “me gërshërë” nga Shaqiri ka tubuar më së shumti vota, përcjell Koha Ditore.
Gjithsej, 82% të votuesve kanë votuar për golin e Shaqirit, i cili ka lënë prapa golat e realizuar nga Antoine Griezmann e Eden Hazard. Shaqiri golin e realizoi në minutën e 82-të, duke barazuar rezultatin për Zvicrën, por helvetikët u eliminuan pas gjuajtjes së penalltive.
Shaqiri në “Euro 2016” ka regjistruar katër paraqitje dhe ka realizuar një gol. Gjasat janë të mëdha që në fund të “Euro 2016” goli i Shaqirit të votohet si më i miri i gjithë turneut.
https://www.youtube.com/watch?v=3dXS8luOU8Y