Performanca jo e mirë e Manchester Unitedit në Stamboll është shndërruar në një kryetemë të mediave sportive në Evropë.
Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 2-1 nga Basaksehiri, ndërsa kritikat drejt ekipit të Ole Gunnar Solskjaer vetëm sa janë shtuar.
Unitedi është etiketuar si skuadër qesharake pas asaj që ndodhi në Turqi, sidomos për fazën defensive.
Ajo që ndodhi në rastin e golit të Demba Ba ishte diçka e pazakontë, duke qenë se e gjithë skuadra kishte shkuar në sulm duke lënë vetëm portierin prapa.
https://www.youtube.com/watch?v=ctrOpTrgOL8
Marca e ka quajtur “goli që askush nuk e kupton”, kurse gazeta norvegjeze Daglabet në vendlindjen e Solskjaer ka theksuar se Djajtë e Kuq janë më keq se kurrë më parë.
Gazeta tjetër spanjolle, Sport, e ka quajtur “përmbytja e anijes” në Stamboll. Derisa BT Sport ka shkruar: “35-vjeçari Demba Ba shënon ndaj Manchester United në kundërsulmin e përbërë nga një njeri… Po, kjo vërtet ka ndodhur”.
E përditshmja AS e ka quajtur qesharake renditjen e skuadrës në pranimin e golit të parë, kurse L’Equipe e ka quajtur turpëruese humbjen skuadrës angleze. Gazeta suedeze, Sportbladet, e ka etiketuar si huqje të madhe.
Francezja Le Parisien e portugezja Record janë në mesin e mediave tjera të shumta sportive që e kanë kritikuar paraqitjen e Unitedit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Mansa_xy/status/1324052741845635079