Sulmuesi anglez Jamie Vardy e ka shënuar golin e parë për vitin 2019 në ndeshjen Everton – Leicester.
Kjo ishte edhe ndeshja e parë nga pesë ligat më të forta në botë, e fituar nga Leicester si mysafir me rezultat 1-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 58-të.
Ai mori një top nga Ricardo Pereira dhe me një gjuajt të bukur në zonë shënoi për 1-0.
Ky ishte goli i shtatë për Vardyn këtë sezon.
Sot Liga Premier vjen me tri ndeshje.
Arsenal – Fulham dhe Cardiff City – Tottenham janë ndeshjet tjera që zhvillohen më vonë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=12&v=kRimbA2Wu5A