Telegrafi

Goli i mrekullueshëm i Enis Bardhit ndaj Gjibraltarit nga gjuajtja e lirë

(Foto: Screenshot/Twitter/Football Macedonia)

Enis Bardhi ka qenë i mrekullueshëm në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjibraltarit në Ligën e Kombeve.

Në takimin e zhvilluar në ‘Todor Proeski Arena’ në Shkup, vendasit e gjetën rrjetën katër herë në pjesën e parë.

Rezultatin e zhbllokoi mesfushori shqiptar nga gjuajtja e lirë në minutën e katërt të takimit dhe ishte një gol i bukur që u shënua me ndihmën e shtyllës.

Bardhi ishte asistues në golin e dytë të skuadrës nikoqire, të cilin e realizoi Bojan Miovski (14’).

Njëherësh, ai ishte i përfshirë edhe në golin e katërt duke harkuar drejt asistuesit Todor Todoroski, i cili e nxori para portës së zbrazët golashënuesin Darko Churlinov.

Golin e tretë për Maqedoninë e Veriut e kishte realizuar Bojan Miovski që ishte goli i dytë personal për të në këtë takim. /Telegrafi/