Me një turmë të madhe të mbledhur në Estadio do Dragao, Cristiano Ronaldo kishte gjuajtur si një heshtë në mesin e turmës armiqësore.
Ishte viti 2009 dhe në atë kohë, Manchester United po shijonte suksese të mëdha, ndërsa kishin një takim të vështirë me Porton që duhej fituar ose marrë një barazim.
Derisa kishte qenë pjesë e Sporting Lisbonës, Ronaldo duhej të përballej me fyerje nga tifozët kundërshtar dhe presioni ishte i lartë.
Por, vetëm gjashtë minuta në ndeshje, Ronaldo pranoi një top nga Anderson nga një distancë 40 metra, për ta plasuar fuqishëm topin në rrjetë.
Goditja e tij e kaloi Manchester Unitedin në epërsi 1-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm i takimit të Ligës së Kampionëve ishte 3-2.
Se ishte një goditje perfekte, Ronaldo besohet se e ka regjistruar atë në një CD, për ta mbajtur kujtim dhe në atë kohë e quante si goli i tij më i mirë në karrierë.
Mirëpo, aktualisht e vlerëson golin më të mirë atë ndaj Juventusit sa ishte pjesë e Real Madridit në vitin 2018, duke i shënuar në stilin gërshërë Gigi Buffonit, nga një asistim i Dani Carvajal.
Goli i shënuar i Ronaldos ndaj Portos në vitin 2009 bëri që të formohej çmimi ‘Puskas’ për golin më të bukur të vitit, dhe portugezi ishte ai që e fitoi i pari, pikërisht me golin ndaj skuadrës portugeze. /Telegrafi/