Telegrafi

Goli i Ermal Krasniqit nuk mjafton, Ballkani shkon në vazhdime me Klaksvikun

Klaksvik ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 2-1 në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës,

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-4 përballja shkoi në vazhdime.

Skuadrës së Ilir Dajës ishte më e mirë në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë, por gola nuk kishte.

Vendasit arritën të kalonin në epërsi në minutën e 56-të nga një aksion i bukur, me Mads Mikkelsen që shënoi për 1-0.

 

Pas golit ndeshja ra paksa, pasi që vendasit me këtë rezultat siguronin vazhdimet, ndërsa Ballkani mundohej më shumë.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit (83’), në skenë doli Ermal Krasniqi, që fillimisht bëri një lëvizje të bukur dhe pastaj me një goditje të fuqishme shënoi për 1-1.

Por kur zhvillohej minuta e 89-të, vendasit arritën golin e epërsisë për këtë takim me Patrick Da Silva.

Në kohën shtesë nuk kishte gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime. /Telegrafi/