Përfaqësuesja e Italisë ka fituar ndaj Suedisë me rezultat 1-0.
E gjitha kjo me golin e Eder në minutat e fundit të takimit, por tifozët italianë tashmë kanë gjetur një tjetër gol që është shënuar më herët në kombëtaren e tyre, por që e ngjason shumë me atë të sulmuesit të Interit.
Goli i Eder ishte shumë i ngjashëm me atë të Roberto Baggios kundër Bullgarisë në vitin 1994.
E gjitha kjo në gjysmëfinale të Kupës së Botës në SHBA. /Telegrafi/