Telegrafi

Goli i Dele Alli ndaj Unitedit po cilësohet si njëri nga më të mirët e sezonit

Dele Alli shënoi një gol të bukur në humbjen e Tottenham Hotspur nga Manchester Unitedi.

Tottenhami u mposht në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 15-të në Ligën Premier.

Golat për Djajtë e Kuq u shënuan nga Marcus Rashford (6′, 49′), ndërsa për Spurs shënoi Dele Alli (39′).

Lexo po ashtu Mourinho pëson humbje në rikthimin në Old Trafford pasi Unitedi mposhti Tottenhamin

Megjithatë, është goli i mesfushorit anglez të mysafirëve, ai i cili po komentohet shumë në rrjetet sociale.

Alli bëri një ‘prekje magjike’ të topit duke shmangur për mrekulli dyshen e Unitedit, Ashley Young dhe Frad pastaj për të shënuar golin e barazimit.

Kjo lëvizje dhe goli i shënuar i anglezit kanë bërë që Alli të pushtoj rrjetet sociale me tifozë që e kanë komentuar jashtë mase veprimin. /Telegrafi/