Mallorca ka pësuar humbje nga Espanyoli me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 23-të në La Liga.
Golin e vetëm për Mallorcan e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 41-të.
Ai për paraqitjen ndaj Espanyol është vlerësuar me notën 7.0 nga sofascore.
🔥Vedat Muriqi'in Enfes golü pic.twitter.com/KTsN7utLY2
— Sourcebesiktas (@sourcebesiktas1) February 25, 2023
Muriqi luajti në këtë ndeshje për 90 minuta dhe kishte 34 prekje të topit.
Ai fitoi shtatë duele, ndërsa kishte 12 pasime të sakta.
Ky është goli i dhjetë për reprezentuesin e Kosovës, që ka edhe dy asistime deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/