Nuk kanë munguar votat e shumta për golin më të mirë në Ligën e Konferencës, ku rreth 14 mijë tifozë kanë dhënë mendimin e tyre, ndërsa anë mesin e më të mirëve ishte edhe goli i sulmuesit anësor të Ballkanit, Almir Kryeziu.
Ballkani në ndeshje me Dinamo Zagrebin mori fitoren e vetme në fazën e grupeve, me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Almir Kryeziu shënoi një super gol.
Ai shënoi me gjuajtje të fuqishme nga brena zonës pas asistimit briliant të Qëndrim Zybës.
🇽🇰 Almir Kryeziu 🆚 Dinamo Zagreb 🌪️⚽️💪#UECL | @fcballkani | @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/lEjcXzPHEi
— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) October 9, 2023
Ky gol i Kryeziut është votuar si i dhjeti më i miri në fazën grupor, ndërsa më i miri ka shkuar për i Blaz Kramerit të Legias që shënoi ndaj Zrinjskit.
Ballkani e mbylli fazën grupore të Ligës së Konferencës në vendin e fundit me katër pikë në gjashtë ndeshje. /Telegrafi/